“Më lër të dërgoj një mesazh”/ Përdoruesit e rrjeteve sociale përballen me një kufizim të komunikimit online

“Më lër të dërgoj një mesazh”/ Përdoruesit…

Mëngjesin e të enjtes të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale kryesisht, Facebook Messenger dhe Instagram në Mbretërinë e Madhe janë përballur me një kufizim të komunikimit online. Shumë përdorues në Angli prej orës 7 të mëngjesit të sotëm nuk kanë mundur të shkëmbejnë mesazhe dhe telefonata nëpërmjet rrjeteve sociale me miqtë e tyre. Disa janë shprehur se ose Wifi është shumë i dobët dhe nuk po furnizon me internet pajisjet e tyre ose po bëhet ndërhyrje nga të tjerë në faqet personale të tyre, pasi “Messenger” shkruan që nuk është në dispozicion.

“’Ose një haker është në Facebook në telefonin tim ose wifi im është jashtëzakonisht i dobët këtë mëngjes. Më lër të dërgoj mesazhe me miqtë e mi!”- shkruan një përdorues

Disa të tjerë janë shprehur të revoltuar me situatën që u përballën këtë mëngjes në rrjete sociale dhe kanë zgjedhur Twitter për të ndarë reagimet e tyre.

Rreth 80 % e përdoruesve këtë mëngjes nuk dërgonin do një mesazh nga pajiset e tyre elektronike. Kurse 20 % e tyre kishin problem gjatë lundrimit në rrjetet sociale./Fax Web

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit