"Me mafien apo qytetarët?", çfarë pritet të ndodhë nesër në SPAK (Njoftimi)

“Me mafien apo qytetarët?”, çfarë pritet të…

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka njoftuar se do të mbahet një protestë ditën e nesërmë përpara godinës së SPAK-ut.

Protesta është organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa ka gjetur edhe mbështetjen e Partisë Demokratike.

Protesta do të mbahet nën moton “SPAK: Ndaje mendjen! Me mafien apo me qytetarët?!”,ndërsa njoftohet se do të nisë në orën 10:00.

Njoftimi:

“Nesër në ora 10:00,

Heshtja është bashkëfajësi.

Qytetarët kërkojnë drejtësi!” shkruan zhupa në rrjetet sociale.

Ndërkohë, kujtojmë se kjo protestë vjen 2 vjet e 9 muaj nga kallëzimi i parë për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit