Me maskë dhe kapele/ Kamerat e sigurisë kapin autorin që vendosi eksplozivin në makinën e prokurorit

Me maskë dhe kapele/ Kamerat e sigurisë…

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi i djeshëm me lëndë plasëse në makinën e prokurorit Arjan Muça.

Mësohet se e gjithë ngjarja është kapur nga dy kamera të sigurisë nga bizneset në zonën e “Komunës së Parisit”. Disa minuta përpara shpërthimit kamerat i sigurisë kanë kapur nje person të maskuar me kapele dhe maskë anti-covid.

Sipas hetuesve kamerat e sigurisë kanë kapur autorin gjatë momentit që është afruar drejt qendrës tregtare, por edhe kur ai është larguar.

Ai ka pasur në përdorim nnjë motor, me të cilin është larguar pasi ka vendosur sasinë e eksplozivit.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin e autorit i cili pasi ka vendosur lëndën plasëse është larguar nga vendi i ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit