Me maskë dhe shall të zi, ky është grabitësi i farmacisë, vodhi edhe 3 milionë lekë nga Kredo.al

Me maskë dhe shall të zi, ky…

Detaje të reja dalin në dritë nga grabitja e farmacisë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë, ku një i ri vodhi xhiron ditore të biznesit.

Mësohet se shifra që ai ka mundur të marrë nga farmacia është 170 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që ka kërcënuar me armë shitësen, e cila e gjendur nën presion nuk ka bërë rezistencë.

Ai mbante të veshur një bluze gri, shall dhe maskë të zezë, në momentin kur ka hyrë brenda biznesit, ndërkohë që është larguar me këmbë prej aty pasi ka kryer grabitjen.

I riu dyshohet të jetë i njëjti mne grabitësin e filialit Kredo .al pak ditë më parë, si dhe të një tjetër farmacie në rrugën Zhan Dark, ngjarje të ndodhura këto në harkun kohor të një jave./faxweb

<iframe width=”708″ height=”398″ src=”https://www.youtube.com/embed/TIoNjohsM1A” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit