Me maskë oksigjeni dhe rrezik për diabet, rrëqeth nëna e vogëlushes: Më ndihmoni vajzën, po më ikën truri!

Me maskë oksigjeni dhe rrezik për diabet,…

Një nënë e dy fëmijëve ka ndarë shqetësimin e saj të madh në redaksinë e JOQ Albania. Ajo rrëfen se është nënë e dy fëmijëve ndërsa vajza e saj e vogël është shumë sëmurë dhe ka nevojë të vazhdueshme për mjekim të cilin ajo nuk mund t’ia sigurojë për shkak të vështirësive ekonomike.

Vajza dyshohet për diabet ndërsa ka edhe alergji në gradë të avancuar çfarë ia vështirëson jetën dhe e detyron të marrë mjekim.

Ajo ka nisur një mesazh në JOQ Albania ku shkruan se shpresa e vetme është ndihma që mund t’i japin të gjithë ata që kanë mundësi pasi ajo vetë nuk mund t’a ndihmojë.

Nëna e dëshpëruar ka nisur edhe një video ku duket se vogëlushja pajiset me një maskë oksigjeni për t’u mbushur me frymë pasi pi mjekimin e përgatitur në një shiringë.

Numri i telefonit: 0682957027

Mesazhi i nënës së vogëlushes:

Pershendetje JOQ Albania jam nene e dy femive vajzen e vogel e kam shum semure mi kan dhen ilace por skam me cfar tja mar ju lutem vellezer e motra me ndimoni tja mar vajzes ilacet se e kam shum keq allahu ju ndimofte 0682957027. Dryshoet per djabet dhe eshte alergjia qe ka. Mrena mundsive po ju letem me shpirt se e kam semur vetm per ilacet dua qe te medimojn te lutem nrase nuk keni besim ajde dhe shifni. E kam vajzen shum te smur dhe kam me alergji dhe dryshoet mos ka diabet po ju lutem me gjith shpirt te me dimoni se jam shum me kushte te vshtira te lutem ma shpdani. Ju pergjerohe qe t ma postoni. Ju lutem se e kam vajzen te semur. Mendoni me shum per vajzen time. Ju lutem. Ne doren tuaj jam. Po me iken truri. Ju lutem ju pergjerohem me ndimoni per vajzen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit