"Më mbylli gojën dhe hundën", dëshmia e 20-vjeçares që u përlesh me përdhunuesin shqiptar

“Më mbylli gojën dhe hundën”, dëshmia e…

Momentet makth që ka jetuar nga duart e shqiptarit të pamëshirshëm kur ai tentoi ta përdhunonte në rrugë në Nice mbrëmjen e së shtunës, përshkruan vajza 20-vjeçare, e cila u shpëtua, teksa arriti ta luftonte dhe t’i rezistonte.

Siç thotë ajo, ngjarja ka ndodhur tre minuta larg shtëpisë së saj, ku autori e ka rrahur pa mëshirë për ta dhunuar.

“Sulmi ndodhi tre minuta larg shtëpisë sime. Unë isha ulur nën një ballkon derisa shiu pushoi dhe ai ishte fshehur para meje. E pashë, kishte shumë plagë në fytyrë, ishim të njohur të përbashkët dhe dija disa gjëra për këtë njeri. Mënyra se si ai po më shikonte më trembi. E kuptova se kush ishte dhe u tremba shumë”, tregon ai për protothema.

Kur nisa të largohesha, nuk e kuptova se kur erdhi nga pas, kur papritmas ndjeva një dorë që më mbylli gojën dhe hundën dhe filluam të ziheshim shumë pavarësisht terrorit që pata në atë moment. Një grua dëgjoi britmat e mia, unë bërtita “ndihmë” ndërsa ai më godiste në kokë. Më kujtohet kur ai pushoi së godituri, unë vrapova pas tij për të kapur hapin, pavarësisht goditjeve në fytyrë. Koka më është fryrë, syri, vetulla më janë fryrë të gjitha”, vazhdon ajo.

Policët e DIAS-it arrestuan një 40-vjeçar shqiptar për tentativën për përdhunim dhe rrahje brutale të një 20-vjeçareje në Nicë. Arrestimi i 40-vjeçarit u bë në orët e para të së dielës (11/6) pas sulmit ndaj 20-vjeçares në rrugën Mystra teksa po kthehej nga një festë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit