“Më mbytën edhe mua, pse nuk mblidheni dhe ju…”, Rama stis një bisedë me Peleshin dhe e poston në FB

“Më mbytën edhe mua, pse nuk mblidheni…

Pa një plan dhe pa një strategji se pse e kërkon mandatin e tij të tretë, Edi Rama vijon me qyfyret në rrjetet sociale, ku një bisedë me ministrin Niko Peleshi, ka vendosur që ta bëjë publike, teksa udhëton me makinën e tij për në Korçë.

Rama e pyet Peleshin se si është situata në bazën socialiste, ndërsa ministri i thotë që po i bëjnë shumë presion për të pasur dhe ata mitingje, mirëpo shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishmi.

BISEDA E PLOTË

Peleshi: Alo, po kryetar

Rama: Si je, ça bëhet

Peleshi: Mirë si jeni ju, po afrohemi në Pogradec

Rama: Ëdhe unë rrugës jam, si duket situata aty

Peleshi: Shumë mirë shumë mirë, është një situatë shumë e shëndetshme, natyrisht që ka pasur problematika, por ne kemi zgjedhur që të vrapojmë më shumë dhe ti takojmë nga dy herë nga tre herëm në çdo lagje e rrugicë, edhe për të shmangur organizimet e mëdha, jo se se kemi mundësinë por…

Rama: Jo, jo organizime të mëdha në asnjë mënyrë, se i marrim në qafë, se këta po i marrin njerëzit në qafë, por çfarë ti bëjmë, më mbytën edhe mua, se më thonë pse s’mblidhemi dhe ne, pse se tregojmë forcën dhe ne

Peleshi: Kemi zgjedhur që të mblidhemi në grupe më të vogla

Rama: Më mirë ashtu se kemi dhe mundësinë që ti dëgjojmë dhe të flasim, lëre se çfarë thonë ata. Dëgjo po këta si janë PD LSI?

Peleshi: Ata vazhdojnë me shpifje dhe me sulme personale, nuk na e kthejnë dot kokën pas, nuk na tërheqin dot në batakun e tyre, mundohen të premtojnë budallallëqe, njerëzit e kuptojnë. Ky Edmond Spaho iu thotë njerëzve që ne do mbyllim doganën, që ju të shisni prodhimet, ndërkohë që ne nuk e bëjmë dot se vendi është në tregti të lirë

Rama: Po ç’e pyet, ky tjetri thotë që do të heqim traun.

Peleshi: Njerëzit i kuptojnë

Rama: Nejse se rrugës jam unë shihemi atje

Peleshi: Hajt mirupafshim, shihemi në Pogradec

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit