"Më merr kur të mbërrish"/ Rrënqethës mesazhi i nxënësve për viktimat në Greqi

“Më merr kur të mbërrish”/ Rrënqethës mesazhi…

Nxënësit e shkollave në të gjithë Greqinë i kanë dhënë lamtumirën e fundit njerëzve që humbën jetën në përplasjen e trenit në Tempe në një formë tëjet të veçantë dhe të bukur.

Konkretisht fëmijët e gjimnazit të Agioi Anargyro kanë formuar me çantat e tyre togfjalëshin “Pick me ëhen you arrive”, ndërsa një veprim të ngjashëm kanë bërë edhe nxënësit e 1 GEL Menidi, të cilët me çantat kanë formuar fjalën “Tempi”.

Një vepër simbolike për tragjedinë në Tempi kanë bërë edhe nxënësit e Gjimnazit dhe Liceut në Pylos dhe Messollogi, kanë formuar me çantat e tyre, në oborrin e shkollës parullat “Më merr kur të mbërrish” dhe “Jo më krime”.

Numri i të vdekurve nga përplasja e trenave të martën në veri të Greqisë është rritur në 46, ndërsa të paktën dhjetë persona janë ende të zhdukur dhe 72 të tjera janë të plagosur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit