“Me moralin lart në Evropian”, Duka: Të japim më të mirën në Gjermani

“Me moralin lart në Evropian”, Duka: Të…

Pas fitores spektakolare, në sfidën e fundit përgatitore para nisjes së Kampionatit Evropian të futbollit ka reaguar Presidenti i Federatës, Armando Duka.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar, në rrjetet sociale është shprehur se falë këtyre dy fitoreve në miqësoret e fundit, Kombëtarja do të shkojë me moralin lart, në Evropian, teksa shtoi se në Gjermani duhet të japin më të mirën, për të vijuar të qënurit krenaria e shqiptarëve. 

“Kuqezinjtë” e Kombëtares sonë nuk kanë gabuar pasditen e kësaj të premteje, në “Haladas Sportkomplexum”, teksa kanë mundur me rezultatin bindës, 3 me 1, ndaj përfaqësueses së Azerbajxhanit.

https://www.facebook.com/share/gZcSczTQw1cBuZd5/?mibextid=WC7FNe

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit