“Më mori dhe më pyeti nëse doja ta bëja vaksinën,”/ I moshuari tregon bisedën me mjeken

“Më mori dhe më pyeti nëse doja…

Skënder Bejko 80 vjeç, me sëmundje bashkëshoqeruese, probleme me sytë dhe me mushkëritë denoncon në Fax News mashtrimin që po bëhet me vaksinimin e të moshuarve. Ai tregon se doktoresha e lagjes e ka marrë në telefon dhe e ka pyetur nëse do ta bëjë vaksinën, ndërsa kur ka shkuar sot te poliklinika i është thënë se do të nisë procesi njëherë për personat mbi 90 vjeç.

“Jam 81 vjeç, dje më morën në telefon nga ambulanca, mjekja e familjes, dbhe më pyet nëse doja të bëja vaksinën, jam i gatshëm plotësisht thashë. Shkoj te ambulanca, dhe atje një infermiere më thotë që kishte dalë një urdhër i dytë, që do të vaksinohen personat mbi 90 vjeç.

Unë ligjin e di, e di që së pari janë mjekët e infektivit, mjekët e familjes, unë nuk kam dëgjuar që të ketë një kategoi mbi 90 vjeç, edhe pse i ndjek lajmet çdo ditë. Unë kam tre operacione në trup, kam probleme me shikimin, jam me kartelë në dispanceri, me vizita dhe shtrime disa herë në Sanatorium. Kurdo që ta pyesni doktoreshën e lagjes, ajo do të thojë fjalët e saj.

Unë di që kanë ardhur 9 mijë vaksina, se kush do ta bëjë i pari nuk merret vesh. Asnjë nga familja nuk e ka kaluar Covid, nuk kemi pranuar ansjë njeri brenda në shtëpi, nuk kemi shkuar në asnjë vizitë, as nipin nuk e pranojmë në shtëpi, dalim vetëm për një ajrosje në mëngjes, dhe një pazar. Tani a ka mundësi që ta bëj vaksinën e bëj, ime shoqe është më e sëmurë se unë, pasi është dhe me diabet“, tregon Bejko.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit