‘Më mungon si e çmendur’, Vesa Luma emocionon me dedikimin për njeriun e saj të shtrenjtë

‘Më mungon si e çmendur’, Vesa Luma…

Vesa Luma dhe Big Basta jetojnë prej vitesh në Zelandën e Re, duke u bërë kështu të parët në botë që presin vitin e ri.

Për shkak të kushteve të pandemisë ata festuan vetëm me djalin e tyre, Lian. Por në këtë vit të vështirë, ata kanë ndjerë mungesën e të afërmve.

Në rrjete sociale Vesa i ka bërë një dedikim shumë prekës nënës së saj, e cila ka festuar ditëlindjen. Këngëtarja ka publikuar një video në të cilën shihet duke i kënduar nënës së saj “Tumankuqe” së bashku me Lianin.

Ajo ka treguar se me të flet çdo ditë përmes rrjeteve sociale, por ja ndjen shumë mungesën një takimi real.

“Na mungon shumë gjyshja, por kujdesemi t’i këndojmë çdo mëngjes me Viber. Krejt ç’ka kisha dashtun sot është të festoj me ty jubilarin e ditëlindjes tande nan! Më mungon si e çmendur. Mezi po pres të hapen kufinjtë e ta gjej veten në përqafimin tënd! Të dua shumë ! Të mi gëzosh edhe 100 të të lumtura me ngrohtësinë, shëndetin e pozitivtetin që të karakterizon”, ka shkruar Vesa përkrah videos emocionuese.

burimi newsbomb
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit