Me municion luftarak në banesë, arrestohet 49-vjeçari në Durrës

Me municion luftarak në banesë, arrestohet 49-vjeçari…

Policia e Durrësit ka arrestuar sot një 49-vjeçar me inicialet Y. A.,. Ai mbante në ambientet e shtëpisë qindra fishekë luftarak, pa leje. 49-vjeçari kishte në celular faqe online aktive të cilat i përdorte për të vënë baste sportive. Ndërkohë u sekuestruan 773 fishekë luftarak dhe celulari i 49-vjeçarit. 

Njoftimi:

Nga kontrollet në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, me qëllim goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan se shtetasi Y. A. posedonte në ambientet e banesës së tij, në lagjen nr. 10, qindra fishekë luftarak, pa leje. Gjithashtu, nga verifikimet u konstatua se ky shtetas kishte në celular, faqe online aktive, të cilat i përdorte për të vënë baste sportive.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u vu në pranga shtetasi Y. A., 49 vjeç, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 773 fishekë luftarak dhe celulari i 49-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit