“Më ndaloi njëri në rrugë dhe filloi të më shante”, avokati tregon historinë e pazakontë: Ja çfarë më trishtoi!

“Më ndaloi njëri në rrugë dhe filloi…

Avokati Adriatik Lapaj në një shënim në mediat sociale ka treguar një ngjarje të pazakontë me një qytetar.

Lapaj zbulon se e ka ndaluar një burrë dhe e ka fyer vazhdimisht, ndërkohë që avokati tregon se e ka falenderuar pas të sharës dhe në ato momente ai ka heshtur pasi kërkonte debat.

Më tej avokati rrëfen i mbeti në mendje mënyra si ishte veshur, dhëmbët që i mungonin…sa shumë i vuajtur ishte!

“Më ndodh të takoj e përshëndetem rrugës me qytetarë që nuk i njoh. Më japin forcë për të thënë problematika që i mundojnë.
Sot më ndaloi një burrë i cili dukej i stërmunduar nga jeta. Më shau…se kuptova pse…thjeshtë më shau…dukej që më shikonte si armik të partisë!
I thashë faleminderit! Më shau prapë. I thashë sërish faleminderit! Më pa fortë dhe nuk po kuptonte si mund ti përgjigjesha në atë mënyrë. Priti reagim, priti ta shaja. Donte konflikt. U zhgënjye.
Ika, por më mbeti në mendje mënyra si ishte veshur, dhëmbët që i mungonin…sa shumë i vuajtur ishte! Më trishtoi ky fakt…??? Nuk isha fajtor për gjendjen e tij. Tjetër kush ishte dhe është. Nuk më demotivoi, përkundrazi më dha forcë. Edhe për atë duhet të luftojmë.”- tha Lapaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit