
Një qytetar nga Kodër Vora, Elvir Deliallisi Maloku, ka dërguar një denoncim publik pranë redaksisë së JOQ ALBANIA, ku pretendon se po përballet me përndjekje dhe kërcënime serioze nga autoritetet lokale dhe policia, vetëm sepse ka mbështetur Partinë Demokratike.
Ai pretendon se personat që nuk e lënë të hyjë në banesën e tij janë të përfshirë në aktivitete kriminale si trafik droge, prostitucion dhe kërcënime, ndërsa shton se ka frikë të paraqitet në komisariat pasi “vjet më prenë fletë arresti pa bërë as krimin më të vogël”.
Ai thotë:
“Dhe kryetari i Bashkisë, Blerim Shera, që ka 3 dosje në SPAK. Plus, për dhëndër ka Dash Gjokën nga Shijaku, njeri me precedent penal. Blerim Shera i ka dërguar lekët e korrupsionit te dhëndri i vet në Shijak, krejt prerje 500 qindëshe euro me topa.
Plus, ka shitur 14 deri në 15 hyrje (apartamente të rindërtimit) në Vorë. I ka shitur Blerim Shera, Erlinda Papa (drejtore në bashki) dhe Mirela Domi, që gjithashtu punon në bashki. Kryetari i Bashkisë së Vorës ka dhe vëllain e gruas së vet nënkryetar në Bashkinë Kamëz.”
DENONCIMI I PLOTË
“Përshëndetje JOQ, ju lutem bëjeni publike sa më shpejt, përndryshe do më burgosin pa të drejtë! Unë quhem Elvir Deliallisi Maloku. Jam qytetar nga Kodër Vora.
Nuk më lejon policia e Vorës të hyj në shtëpinë time, në bashkëpunim me shefin e komisariatit Elton Sahini, ky i fundit shok me xhabaftët që drejtojnë bashkinë e Vorës dhe komisariatin e Vorës.
Ata kanë 3 hasmëri, plus akuzohen për trafik droge, prostitucion dhe kërcënime. Unë nuk shkoj në komisariatin e Vorës, sepse vjet më prenë fletë arresti pa bërë krimin më të vogël.
Duan të më grabisin pronën, xhabaftët me uniformën e narko-shtetit kriminel. Vetëm sepse kam bërë fushatë dhe kam ndihmuar PD-në.
Arsyeja është që kriminelët, xhabaftët, duan të blejnë dy vila (shtëpi) në Kodër Vore, pas themeleve të mia, dhe duan të hapin rrugën këtu!”