Më në fund| 300 euro për qytetarët që pranojnë të vaksinohen

Më në fund| 300 euro për qytetarët…

Sllovakia ka menduar që të shpërblejë me 300 euro personat mbi 60 vjeç që pranojnë të bëjnë vaksinën anti-Covid. Parlamenti miratoi këtë të enjte pagesën, duke i dhënë “dritën jeshile” kështu një propozimi të qeverisë, i cili fillimisht kishte si synim shpërndarjen e kuponave për hotele apo restorante, por në fund zgjodhi të ofronte para në dorë.

Personat që do të bëjnë dozën përkatëse deri në mesin e muajit  janarit do të përfitojnë 300 euro, ndërsa ata mbi 60 vjeç që janë regjistruar në platformën e vaksinimit deri atëherë do të përfitojnë shumën 200 euro.

Janë një sërë vendesh që kanë ofruar para për qytetarët që pranojnë të vaksinohen, ndër to si më të rëndësishmet përmendim  Zvicrën apo, qytetin amerikan të Houston.

Sllovakia, ka qenë një ndër vendet më të goditura nga pandemia e Covid-19. Spitalet po përballen me numër të lartë të të infektuarish.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit