“Më në fund kam arritur të fle”, Rama zbulon planin e vaksinimit: Do fillojë me...

“Më në fund kam arritur të fle”,…

Shqipëria do të sigurojë 10 750 doza të vaksinës kundër koronavirusit në gjatë javës së tretë të muajit Janar, kur do të fillojë edhe programi i vaksinimit.

Rama u shpreh se të parët që do të vaksinohen janë personeli i bluzave të bardha, mësuesit, ndërsa radha e vaksinimit pas ardhjes së dozave të tjera do të vijojë me policët si edhe të moshuarit mbi 70 vjeç.

Edi Rama: Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme, por pa dyshim është e këshillueshme për të gjithë si lufta e madhe për familjen, shoqërinë, shtetin. Sic e kemi thënë, vaksinimi do të nisë me bluzat e bardha, mësuesit, policinë në terren, moshat mbi 70 vjec e më pas do të vijojë me moshat më të reja.

Më në fund kam arritur të fle dhe munda të jap sot në ditën e parë të Vitit të Ri këtë lajm për armatimin që do të asgjësojë armikun e padukshëm. Qoftë prova shembullore që më të keqen e kemi hedhur dhe më e mira është para nesh.

 

burimi: faxweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit