Më në fund një vaksinë kundra plakjes, studiuesit japin lajmin që të gjithë e prisnim

Më në fund një vaksinë kundra plakjes,…

Shkencëtarët japonezë kanë finalizuar një vaksinë, që do të mundësojnë shmangien e zhvillimit të qelizave që shkaktojnë plakjen tek njerëzit.

Sipas Japan Times, një ekip shkencëtarësh nga Universiteti Juntendo i udhëhequr nga profesori Toru Minamino ishin në gjendje të eliminonin “qelizat e zombit” që krijohen me kalimin e kohës dhe shkaktojnë dëme në qelizat aty pranë .

Këto qeliza janë kryesisht përgjegjëse për sëmundjet e lidhura me moshën, si ngurtësimi i arterieve .

Vaksina kundër plakjes u testua fillimisht tek minjtë, ku si qëllim ishte zvogëlimi i qelizave të plakura. Sipas Minamino, vaksina mund të jetë e dobishme në trajtimin e ngurtësimit arterial, diabetit dhe sëmundjeve të tjera që lidhen me moshën. 

 Për të krijuar vaksinën kundër plakjes, shkencëtarët identifikuan një proteinë që gjendet te njerëzit si dhe te minjtë. Më pas, u krijua një vaksinë e bazuar në aminoacide që përbën një pjesë të madhe të asaj proteine.

Kur u testua tek minjtë, u vu re se vaksina ishte në gjendje të largonte qelizat e plakura. Përveç kësaj, zonat e prekura nga sëmundjet e lidhura me moshën u tkurrën pas vaksinës. 

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vijim me këtë vaksinë.

Burini (Lexo këtu)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit