Më në fund! Presidenti shërohet nga koronavirusi

Më në fund! Presidenti shërohet nga koronavirusi

U deshën katër teste, që presidenti i Brazilit të konfirmohej negativ me koronavirus.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro tha gjatë së shtunës se ka rezultuar negativ në testin e koronavirus, pasi rezultoi që ishte infektuar më 7 korrik.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai bashkëngjiti dhe një foto të tijën pranë një kutie me ilaçin e malaries hidroksiklorokinë, i cili ende nuk është konfirmuar si efikas kundër virusit.

Që nga fillimi i pandemisë, Bolsonaro është parë për disa herë pranë mbështetësve të tij dhe shpesh pa maskë.

Brazili, shteti më i madh i Amerikës Latine, është vendi i dytë më i prekur nga COVID-19 në botë, pas Shteteve të Bashkuara.

Sipas të dhënave të qeverisë braziliane, të premten u raportuan mbi 85 mijë të vdekur nga COVID-19, ndërsa rastet e konfirmuara janë 2,343,000, megjithëse shifrat mendohet se janë më të larta.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit