Shqiptarët populli më i varfër në Europë, nuk blejnë dot as ushqimet bazë

Shqiptarët populli më i varfër në Europë,…

Shqipëria rënditet si një nga vendet e varfëra të Europës, dhe këtë e vërteton edhe raporti i fundit i Eurostat.


Instituti i statistikave Eurostat ka përditësuar gjatë javës së fundit raportin për fuqinë blerëse në Europë, ku Shqipëria rënditet në listën e vendeve më me pak fuqi blerëse.


Vendi ynë rënditet krahas vendeve të rajonit, që cilat kanë fuqi blerëse sa gjysma e Bashkimit Europian, më pak se 9000 PTS, ndërsa ajo e BE-së është 18706, ku ka pasur rritje krahasuar me dy vite më parë.


Ndërsa sa i përket vendeve të BE, në krye të listës qëndron Luksemburgu (33 214 PPS), i cili ndiqet nga Holanda (25 437 PPS), Austria (25 119 PPS), Belgjika (24 142 PPS), Danimarka (23 244). PPS) dhe Gjermania (23 197 PPS).


Ndërsa më të varfëra në union, renditen Bullgaria (9 671 PPS), Sllovakia (9 826 PPS), Rumania (10 033 PPS), Hungaria (10 217 PPS) dhe Greqia (10 841 PPS) raportuan vlerat më të ulëta.


Eurostat shpjegon se të ardhurat mesatare të disponueshme të ekuivalizuara, të shprehura në PPS, përbëjnë shpërndarjen e të ardhurave, si dhe madhësinë dhe përbërjen e familjes. Njësia PPS merr në konsideratë variacionet e nivelit të çmimeve, duke siguruar krahasueshmëri midis vendeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit