'Më pëlqen që irritoj disa njerëz', George Soros u përgjigjet teorive konspirative si 'përkrahësi' më i zjarrtë i të djathtës ekstreme

‘Më pëlqen që irritoj disa njerëz’, George…

Për vite me radhë, George Soros ka qenë në qendër të teorive konspirative, por miliarderi ka thyer më në fund heshtjen, duke folur për herë të parë.

Në një dokumentar të realizuar së fundmi, ai ka shpjeguar se si ndjehet që është në qendër të këtyre teorive konspirative.

“Fakti që unë jam përfshirë në kaq shumë problematika të ndryshme, dhe kam mbajtur qëndrim kontravers, tani po punon kundër meje,” tha Soros.

“Jam i gëzuar që i irritoj disa njerëz”, vijoi ai.

Duke folur për Jesse Dylan, djalin e këngëtarit Bob Dylan, Soros rrëfeu se si është të jesh në qendër të akuzave si “padroni i kukullave” që shkakton kaos në çdo cep të botës.

Përveç të tjerave, Soros është akuzuar se financon Antifa-n, organizatën e ekstremit të majtë në SHBA që shkaktoi një sërë protestash të dhunshme në mbarë vendin. Për Soros gjithashtu është thënë se qëndron pas lëvizjes “March For Our Lives’, dhe karvanin me meksikanë, që në 2018-ën tentoi të hynte nga Meksika drejt SHBA.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit