“Më përdhunoi 4 orë dhe më përplasi kokën në mur”, aktori amerikan Armie Hammer akuzohet për abuzim seksual ndaj një 20-vjeçareje

“Më përdhunoi 4 orë dhe më përplasi…

Aktori amerikan Armie Hammer akuzohet për abuzim seksual ndaj një 20-vjeçareje. Hammer është i dyshuari kryesor në një abuzim seksual që u raportua në polici më 3 shkurt 2017, tha një zëdhënës policie për The Guardian.

Akuzuesja, e njohur si Effie, ishte 20 vjeç në atë kohë dhe pretendon se ajo frekuentoi për pak kohë me yllin Call Me by Your Name ndërsa ai ishte i martuar.

E reja pretendon se me aktorin ishte njohur në rrjetet sociale gjatë vitit 2016 dhe se ishte dashuruar menjëherë me të .Ajo ka rrëfyer se aktori e ka përdhunuar për katër orë më 24 prill të vitit 2017 ne Los Angelos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Armie Hammer më përdhunoi për më shumë se katër orë në Los Angelos, gjatë së cilës ai më goditi vazhdimisht kokën në një mur, duke mavijosur fytyrën time. Gjatë atyre katër orëve, u përpoqa të largohesha dhe ai nuk më lejoi. Mendova se ai do të më vriste. Unë isha plotësisht në shok dhe nuk mund të besoja se dikush që dashuroja më bëri këtë gjë,” tha ajo.

Avokati i aktorit mohoi akuzat ndërsa vetë ai nuk ka reaguar lidhur me akuzën e rëndë. Hammer dhe ish-gruaja e tij, Elizabeth Chambers, njoftuan divorcin e tyre në korrik 2020.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit