Me pistoletën afër trupit/ Gjendet i vdekur në shtëpi miliarderi rus i qymyrit

Me pistoletën afër trupit/ Gjendet i vdekur…

Zotërues i një korporate botërore të qymyrit, një miliarder rus është gjetur i vrarë me armë në shtëpinë e tij, me një pistoletë pranë trupit.

Trupi i 52 vjeçarit Dmitry Bosov, u zbulua nga e shoqja Katerina në palestrën e tij private të mbyllur me çelës, në atë që duket si një vetëvrasje në vilën e tij në Moskë.

Pas raportimeve se po pësonin sulme të dyshimta ndaj biznesit në Rusi, Bosov dhe gruaja e tij stiliste Katerina paguan vitin e kaluar $30 milionë për një shtëpi në Beverly Hills në SHBA.

Bosov – një nga 86 më të pasurit në Rusi, raportohet se ka qenë përfshirë dhe në tregtinë e marijuanës së ligjshme në SHBA. Ai kishte vdekur nga një plumb në kokë.

Një pistoletë Glock u gjet pranë trupit të tij në vilën në fshatin rezidencial Usovo, pranë Moskës.

Agjencia ruse RBC tha se dy të njohur të Bosov pranonin se ai kishte vrarë veten.

Asnjë letër vetëvrasjeje nuk është gjetur.

Bosov – me pasuri $1.1 miliardë – drejtonte korporatën Alltek që kontrollon prodhimin e qymyrit në zonën Anthracite në Siberi.

Kompania Siberia Anthracite tha se babai i pesë fëmijëve Bosov “vdiq tragjikisht”, ndersa e quante “biznesmen i shquar” e “inovator i guximshëm”.

Burimet thonin se ai nuk i përgjigjej telefonatave prej 5 majit. Gruaja e tij duhej të thyente derën e palestrës me nje roje, për ta gjetur të vdekur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit