Me plagë në kokë dhe në gjoks, gjendet i plagosur në oborrin e shtëpisë 65-vjeçari

Me plagë në kokë dhe në gjoks,…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi.

Mediat vendase raportojnë se një 65-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur rëndë në oborrin e banesës ku jetonte në zonën Artemida në Attica.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe ambulancë, të cilët transportuan shqiptarin në spital.

Sipas informacionit të parë nga burimet e policisë, shqiptari kishte lëndime në kokë dhe në gjoks dhe sipas mediave greke thuhet se ai ka rënë viktimë e ndonjë vepre penale.

Hetimi paraprak për rastin po kryhet nga Drejtoria e Sigurisë së Atikës. /Faxweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit