Me plagë pas koke, pa këpucë/ Vritet me sende të forta një person në Elbasan

Me plagë pas koke, pa këpucë/ Vritet…

Një person ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë në Elbasan, ndërsa dyshimet e para janë se ai është vrarë me sende të forta.

Burime bëjnë me dije se viktima është rreth 50 vjeç, dhe ka plagë në kokë dhe dëmtime të tjera në pjesë të trupit.

Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur në një vend tjetër dhe më pas viktima të jetë hedhur në rrugë, në lagjen “Visarion Xhuvani”.

Nga veprimet e para hetimore, është vënë re se viktima nuk ka këpucë, ç’ka tregon se krimi ka ndodhur diku tjetër. Policia ende nuk ka kryer identifikimin e trupit të pajetë, ndërsa viktima nuk ka pasur identifikimi me vete. Trupi i tij është çuar në morg për verifikime të mëtejshme.

Prej kohësh qyteti i Elbasanit është kthyer në një vatër të nxehtë të krimit të organizuar, ku si pasojë e përplasjes mes grupeve rivale, kanë humbur jetën dhjetra persona, ndërkohë që Policia duket e pafuqishëm në zbardhjen e krimeve, apo identifikimin e autorëve.

Jo më larg se në datën 11 Maj në Elbasan u ekzekutua Everest Çaka i njohur dhe me emrin Ibrahim Caka, në sytë të bashkëshortes së tij, ndërkohë që ngjarja është e pazbardhur ende, ndërsa viktima kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit