“Festimet me Porsche e Lamborghini", britanikët ankohen për paradën e shqiptarëve në Londër

“Festimet me Porsche e Lamborghini”, britanikët ankohen…

Qindra shqiptarë kanë “pushtuar” ditën e djeshme rrugët e Londrës për të festuar 110-vjetorin e pavarësisë së vendit tonë. Daily Mail i ka kushtuar një artikull fetimeve të shqiptarëve. Aty shkruhet për festimet luksoze me makina të shtrenjta.

Më tej, thuhet se në klipe të ndryshme shihen burra dhe gra duke valëvitur flamurin shqiptar teksa varen nga xhamat e makinave të tyre dhe duke u rënë borive. Britanikët ankohen për paradën e shqiptarëve në Londër, pasi kanë bllokuar trafikun.

“Qindra dolën në rrugët e Londrës me makina fantastike gjatë natës për të festuar ditën e pavarësisë së vendit të tyre. Pamjet të shpërndara në internet tregojnë Lamborghini, Mercedes, Audis, Range Rovers dhe Porsche 4×4 që të gjitha ndalojnë trafikun rreth Westminsterit ndërsa oficerët e Policisë Metropolitane përpiqen të lëvizin automjetet.

Në klipe të ndryshme shihen burra dhe gra duke valëvitur flamurin shqiptar teksa varen nga xhamat e makinave të tyre dhe duke u rënë borive.”- thuhet ndër të tjera në artikull.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit