Me portën e boshatisur, Modric humbet golin

Me portën e boshatisur, Modric humbet golin

Mbrëmjen e djeshme Reali fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Cadiz. Një moment që ka nervozuar fansat ështe kur Modric i vetëm përballë portës nuk arriti të shënonte.

Pas këtij momenti ai u dëshpërua nga mërzitja, por një lojtar nga Cadiz afrohet dhe e mbështet legjendën kroate duke e ndihmuar të ngrihet. Modric nuk është një lojtar që gabon në këto rastw.

Në konferencë për shtyp, Ancelotti bëri shaka për rastin e humbur duke thënë: “Rasti i humbur nga Modric? I thashë se është me fat që më herët u shpall lista e kombëtares kroate për në Kupën e Botës”, tha Ancelotti duke qeshur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit