Më pranë varrit të Kleopatrës! Zbulimi i rëndësishëm në Aleksandri

Më pranë varrit të Kleopatrës! Zbulimi i…

Arkeologët kanë gjetur dy mumie në Taposiris Magna, afër qytetit të Aleksandrisë.

Ekspedita u nis në kërkim të varrit të humbur të mbretëreshës së fundit të Egjiptit, Kleopatrës.

Siç raportojnë vet arkeologët tashmë besohet se mund të jenë një hap më pranë varrit të Kleopatrës.

Kështu arkeologët pretendojnë se mbretëresha mund të jetë varrosur pikërisht atje pas vetëvrasjes së saj tragjike 2.000 vjet më parë.

Ndërkohë zbulimi i dy mumieve është përshkruar si i rrallë, pasi tregon rëndësinë e nekropolit, ose qytetit të të vdekurve në Taposiris.

Kujtojmë se Kleopatra mbetet një nga sundimtaret femra më të famshme të historisë, por vendi ku ajo prehet është ende i pazbuluar.

Gjithashtu disa ekspertë besojnë se ajo u varros në Aleksandri, atje ku lindi dhe sundoi për pjesën më të madhe të jetës së saj.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit