Me precedentë penal, Turko-gjermani me llotarinë €10mln, bleu menjëherë Ferrari dhe la të dashurën

Me precedentë penal, Turko-gjermani me llotarinë €10mln,…

Kursat Yildirim, është turko-gjermani që fitoi llotarinë më 10 milionë euro. Ai rezulton një person me precedentë penal.

Menjëherë pas fitores ai bleu një Ferrari dhe më pas u nda me të dashurën e vjetër edhe pse i kishte premtuar se do t’i blinte “gjithçka kishte dëshiruar”.

50-vjeçarja tha se Kursat kishte ndryshuar tërësisht menjëherë pas fitores së llotarisë €10 milionë, me të cilën gjëja e parë që bleu ishte makina sportive.

Ajo tha se ai i kishte thëne se kishte nevojë për një “pushim” në lidhjen e tyre. “Është e pabesueshme sesi e ndryshoi paraja. Chico më quante ‘e dashur’, ecnim gjithmonë për dore dhe kur fitoi thërriste: ‘Zemër jam i pasur, do të të blej gjithçka!’

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit