Me pushime në Dubai/ Babis dyshohet se trafikonte drogë dhe Caroline e zbuloi

Me pushime në Dubai/ Babis dyshohet se…

Mediat britanike ngulojnë në skenarin e ri që paraqesin në lidhje me natën fatale kur Babis Anagnostopulos mbyti gruan e tij, 20-vjeçe në sy të foshnjës.

“Mirror” dhe “Daily Mail” japin versionin e një skenari të ri “të errët”, i cili deri më sot nuk është raportuar zyrtarisht nga autoritetet greke. Ky skenar ngre dyshime që Babis Anagnostopoulos mund të ishte përfshirë në trafik droge.

Shtypi britanik aludon se zbulimi që mund të kishte bërë Caroline për aktivitetet e paligjshme të burrit të saj mund të jetë arsyeja që mund t’i ketë çuar në konflikt dhe piloti shkoi drejt vendimit ekstrem.

“Policia greke dyshon se Babis Anagnostopoulos e vrau gruan në mënyrë që t’i “mbyllte gojën” kur nëna e re zbuloi se ai po e përdorte helikopterin e tij për të transportuar drogë” shkruan “Mirror”.

“Blerja e fundit e një ngastre toke me vlerë 170,000 euro” sipas “Mirror” por edhe “pushimet luksoze, të tilla si udhëtimi i fundit në Dubai, duket se kanë bërë që oficerët e policisë të besojnë se piloti mund të jetë i përfshirë në trafik droge” thuhet më tej në artikull.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit