Me pushkë dhe i dehur në timon, Emirjan Dokos iu gjet edhe një thikë

Me pushkë dhe i dehur në timon,…

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shoferi i dehur Emirjan Doko shkaktoi një aksident tek “21 dhjetori” në Tiranë. Dako përplasi një makinë që kishte dy persona Luan Cenollari dhe Ali Bejo. Për shkak të pëprlasjes së fortë, Cenollari dhe Bejo humbën jetën.

Ndërkohë 30-vjeçari i cili po udhëtonte në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, iu gjet një armë të tipit pushkë 20-she si dhe një thikë. I riu nuk është person problematik për policinë, por pas gjetjes së armës dhe thikë, ‘blutë’ kanë nisur hetimin e tij dhe kontorllin e banesës së Emirjan Dokos.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve për aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 30 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugore’’, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas, më datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, duke drejtuar mjetin “Citroen” është përfshirë në një aksident me mjetin “Honda” me drejtues shtetasin L. C., 58 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri në mjetin “Honda”, shtetasi A. B., 59 vjeç, ndërsa drejtuesi, shtetasi L. C. ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit “Citroen”, shtetasi E. D., ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Gjatë kontrollit të mjetit që drejtonte shtetasi E. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, ndërsa gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu një armë e ftohtë (thikë).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit