“Më riktheni në detyrë”/ Gjyqtari Luan Daci ankimon pezullimin

“Më riktheni në detyrë”/ Gjyqtari Luan Daci…

Gjyqtari Luan Daci ka paraqitur kërkesën për heqjen e masës së pezullimit si gjyqtar i kolegjit të Apelimit.

“Nuk kam falsifikuar asnjë dokument dhe nuk kam shkelur ligjin, ndaj më hiqni masën e pezullimit si gjyqtarë i kolegjit të apelimi”, është kërkësa e paraqitur nga Daci.
Gjyqtari Luan Daci, është vënë në hetim nga SPAK me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe deklarimit të rremë.

Daci është anëtari i 7-të i KPA dhe të dielën Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit i komunikoi atij masën e pezullimit nga detyra.
Fillimisht Daci dërgoi raport mjekësorë me argumentin se ishte i sëmurë, por më pas ai u paraqit në seancë pasi gjykata i vuri kusht të ishte i pranishëm.
Pas apelimit, gjykata ka 10 ditë afat të shprehëset me vendim nëse do të lërë në fuqi pezullimin apo do të pranojë kërkesën e Dacit për ta rikthyer në detyrë. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit