“Më rrezikohet jeta në qeli”/ Gjykata e Lartë zbardh arsyet pse refuzoi kërkesën e Llallës

“Më rrezikohet jeta në qeli”/ Gjykata e…

Gjykata e Lartë ka zbardhur arsyet e refuzimit të kërkesës së ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, për të pezulluar dënimin me 2 vite burg.

Llalla përmes avokatit të tij bëri kërkesë për të shtyrë në kohë vajtjen në qeli, ndërsa dënimi për veprën penale “Fshehje e mosdeklarimit të pasurisë”, u shpall disa ditë pasi ish-prokurori ishte larguar nga vendi.

Në vendimin e arsyetuar, Kolegji Penal e cilëson të pabazuar pretendimin e Llallës se i rrezikohej jeta në qeli për shkak të problemeve me shëndetin.

“Kjo sëmundje mund të kurohet dhe të ndiqet nga mjekë specialistë edhe në kushtet e qëndrimit në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale, pa rrezikuar jetën e kërkuesit. Fakti që kërkuesi vuan nga kjo sëmundje që prej vitit 2009, siç parashtrohet në vlerësimin mjeko-ligjor, dëshmon që kjo sëmundje mund të kurohet dhe mbahet nën kontroll nga subjekti edhe ndërkohë që ai vuan dënimin e caktuar ndaj tij”, thuhet në vendim.

Po ashtu, edhe kërkesa e Llalës për të shtyrë afatin e shkuarjes në burg me pretendimin se është baba i tre fëmijëve, duke arsyetuar se sjellja e ish-prokurorit mund të paraqesë rrezik në të ardhmen.

Kolegji vlerëson se referuar situatës procedurale të kërkuesit, faktit që ai nuk ka përmbushur detyrimin për ekzekutimin vullnetar të vendimit penal, por është larguar duke e bërë të pamundur ekzekutimin e dënimit, deri sa është arrestuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, dëshmojnë jo vetëm rrezikshmërinë shoqërore të kërkuesit, por edhe mundësinë e përsëritjes së kësaj sjelljeje në të ardhmen”, vijon arsyetimi i gjykatës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit