Me rrezikshmëri të lartë, arrestohet Lulzim Berisha në Spanjë

Me rrezikshmëri të lartë, arrestohet Lulzim Berisha…

Është arrestuar në Spanjë, ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Berisha kërkohej nga autoritetet shqiptare dhe pas arrestimit kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij.

Berisha do të ekstradohet për t’u përballur më pas me drejtësinë shqiptare. Banda e drejtuar nga Berisha akuzohej për vrasjen e Dritan Sallakut, Viron Currit, Arjan Pajës, Marsel Sotirit, Dritan Dishës dhe Ervin Lames.

Më 27 maj 2022, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 7 dhjetor 2021, e cila ka vendosur për rikthimin në burg të ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Berisha u lirua me kusht nga burgu në 5 dhjetor të vitit 2016, 5 vite para afatit.

Trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit Durrës, kryesohej nga Arben Vrioni, me anëtarë Petrit Çenon dhe Anita Micin. Para 3 vitesh Berisha u shpall në kërkim nga SPAK, për krime të tjera të rënda, të ndodhura 17 vite më parë, por të zbardhura vetëm tre vite më parë.

Më 16 janar 2012, Lulzim Berisha ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit