Me shembjen e Teatrit, a u shkatërruan shanset e Shqipërisë për negociatat me BE? Komisioneri i Zgjerimit zbulon telefonatën me Ramën: I thashë që duhej shmangur…

Me shembjen e Teatrit, a u shkatërruan…

Komisari për Zgjerimin e Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi thotë se një shtet nuk mund të përjashtojë grupet e interesit në konsultim e vendimmarrje për çështje si ajo e Teatrit.

Në një bisedë që Varhelyi ka pasur ditët e fundit me kryeministrin Edi Rama, pas shembjes së Teatrit, i ka theksuar shefit të qeverisë se duhej të ishte evituar konfrontimi i qytetarëve me Policinë.

Deklaratat e Varhelyi janë bërë sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian ndërsa diskutohej për Buxhetin e Partneritetin Lindor

Michael Gahler, Eurodeputet (PPE, Gjermani) koordinator për çeshtjet e jashtme e të zgjerimit i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane e koordinator i tij në Komisionin e Jashtëm i drejtori këtë pyetje komisarit për Zgjerimin: “Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar nga KM Rama a është për ju edhe shkatërrim i shanseve të Shqipërisë për negociata dhe për t’ju bashkuar Europës?”

Komisioneri Varhelyi në përgjigjen e tij theksoi se vërtet cdo shtet vendos vetë për teatrot e monumentet por jo duke përjashtuar aktorët e rëndësishëm, por duke i përfshirë të gjithë grupet e interesit në konsultim e vendimmarrje. I thashë Ramës në telefon se duhej t’ a kishte evituar konfrontimin dhe të kishte shmangur veprime të tilla. /Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit