VIDEO/ Me shpejtësi 'skëterrë' në Fier-Vlorë, 'Lamborgini' kapet me 236 km/h

VIDEO/ Me shpejtësi ‘skëterrë’ në Fier-Vlorë, ‘Lamborgini’…

Shpejtësia tej normave të lejuara shpesh bëhet potencial rreziku për aksidentet rrugore.

Një rast i tillë është regjistruar në bypassin Fier-Vlorë, ku një shofer i një ‘Lamborghini’, ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar prej 126 km/h.

Ndërkohë, i riu me ‘Lambo’ është kapur nga radarët duke ecur me 236 km/h.

Siç shihet edhe në video, Policia Rrugore e ka ndaluar mjetin luksoz, i cili ishte bërë rrezik aksidenti jo vetëm për vete, por edhe për mjetet e tjera që lëvizin në këtë rrugë.

Policia njoftoi se në këtë aks rrugor janë hequr 21 patenta.

Njoftimi i policisë:

“Në ByPass-in Fier – Vlorë.

Vijon kontrolli me nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.

E papranueshme dhe e pajustifikueshme kjo që bën drejtuesi i këtij mjeti luksoz, i cili është konstatuar nga Policia Rrugore duke drejtuar automjetin me 236 km/h në kulmin e trafikut.

Prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë – Vlorë gjatë kontrolleve me lëvizje.

Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju”.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit