Me shpejtësi skëterrë, makina bëhet copash në Lushnje, zhduket shoferi

Me shpejtësi skëterrë, makina bëhet copash në…

Një aksident ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë Lushnje në fshatin Konjat. Makina tip ‘Ford’ me drejtues Fabjol Ibralliun, duke ecur me shpejtësi të lartë ka marrë ka marrë me vete barrierat e hekurat dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie në anë të autostradës.

Makina ka dëme të shumta dhe se ai ka qenë me një shpejtësi prej 160k/h. I riu mësohet se është larguar nga vendi i aksidentit.

Nëna e drejtuesit të mjetit të zhdukur, kërkon të birin dhe pyet ku është ai. ‘Ku është djali, nuk është gjallë ai!’ thotë ajo mes të bërtiturave dhe ulërimave! Një punonjës përpiqet ta qetësojë, ku i thotë se i biri nuk është në makinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit