Me shpejtësi “skëterrë” në tunel/ Policia ndëshkon me shifër qesharake 27 vjeçarin

Me shpejtësi “skëterrë” në tunel/ Policia ndëshkon…

Edhe pse kohët e fundit janë regjistruar shumë aksidente me vdekje për shkak të shpejtësisë, përsëri të rinjtë nuk vënë mend.

Këtë të premte Policia Rrugore ka konstatuar një 27 vjeçar duke ecur me mbi 197km/ orë në Tunelin e Kalimashit.

Mësohet se i riu ka qenë edhe pa rripin e sigurimit dhe për te dyja këto shkelje, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 55 000 lekë të rinj.

Në shpejtësinë e cila mund të të marrë jetën kjo është një gjobë me shifër qesharake.

Vetëm pak ditë më parë gjithashtu për shkak të të gjithë aksidenteve të shkaktuara u bënë disa ndryshimne në Kodin Rrugor. Të gjithë të rinjtë të cilët kanë më pak së dy vite që janë pajisur me leje drejtuese nuk do të lejohen që të drejtojnë mjete me fuqi të lartë motorike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit