Më shumë ndeshje nga të gjithë në Serie A! Buffon shkruan historinë

Më shumë ndeshje nga të gjithë në…

Buffon shkruan historinë!

Portieri legjendar i Italisë dhe Juventus, Gigi Buffon, u bë këtë të shtunë edhe lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në kampionatin italian. Në derbin kundër Torino, 42-vjeçari arriti në kuotën e 648 takimeve në Serie A, duke kaluar me një ndeshje një tjetër legjendë të futbollit italian Paolo Maldini.

Nga këto, 480 ndeshje i ka luajtur me bardhezinjtë, ndërsa të tjerat me Parma-n, me të cilën edhe debutoi në vitin 1995, në moshën 17-vjeçare.

Kjo është ndeshja e tetë e Buffon në këtë sezon të Serie A, i rikthyer te bardhezinjtë në fillim të sezonit, si rezervë e Wojciech Szczęsny.

 /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit