Më shumë se 1 milion personave në Japoni ju bëhet thirrja për evakuim si pasojë e reshjeve të shiut

Më shumë se 1 milion personave në…

Në Japoni më shumë se 1 milion njerëzve iu është drejtuar thirrja për evakuim nga shtëpitë e tyre pasi reshje të mëdha shiu kanë pushtuar të gjithë territorin.

Paralajmërime për nivele më të larta të shiut janë lëshuar në një numër prefekturash, përfshirë në Fukuoka dhe Hiroshima.

Raportohet një burrë i zhdukur së bashku me vajzën e tj, ndërsa bashkëshortja ka humbur jetën pasi rrëshqitja e dheut bëri që shtëpia e tyre të shkatërrohej.

Më shumë se 150 trupa, përfshirë policë dhe zjarrfikës janë dërguar për të ndihmuar me operacionet e shpëtimit në zonë.

“Ata po kërkojnë me kujdes banorët e zhdukur, derisa tregohen vigjilentë për rrëshqitje të mëtejshme të dheut, ku po vazhdon shiu i madh”, tha një zyrtar lokal për agjencinë e lajmeve AFP.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit