Më shumë se 1 ndër 4 vetë në Gaza vuajnë nga uria për shkak të luftës

Më shumë se 1 ndër 4 vetë…

Lufta Izrael-Hamas ka lënë pas mijëra të vdekur. Ndërkohë një raport i OKB-së bën me dije se më shumë se gjysmë milioni njerëz në Gaza vuajnë nga uria për shkak të ushqimit të pamjaftueshëm që nga shpërthimi i luftës më shumë se 10 javë më parë.

Nisma për Klasifikimin e Sigurisë Ushqimore tha se më shumë se 1 në 4 familje përballen me urinë e skajshme dhe ekziston rreziku i urisë. Kryeekonomisti i Programit Botëror të Ushqimit Arif Husain tha se është një situatë ku pothuajse të gjithë në Gazë vuajnë nga uria. Husain paralajmëroi se nëse lufta midis Izraelit dhe Hamasit vazhdon në të njëjtat nivele dhe nuk rifillon dërgimi i ushqimit, popullsia mund të përballet me një uri brenda gjashtë muajve të ardhshëm.

Nisma për Klasifikimin e Sigurisë Ushqimore tha në një raport të enjten se luftimet, përfshirë bombardimet, operacionet tokësore dhe rrethimin e gjithë popullsisë, kanë shkaktuar nivele katastrofike të pasigurisë të mprehtë ushqimore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit