Më shumë se 4 milionë të infektuar me Covid-19 në gjithë botën

Më shumë se 4 milionë të infektuar…

Mbi 4 milion persona janë prekur nga koronavirusi në të gjithë botën, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins.

Numri global i vdekjeve gjithashtu është rritur në mbi 277,000.

SHBA mbetet vendi më i goditur, duke përbërë mbi një çerek raste të konfirmuara dhe një të tretën e vdekjeve.

Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i infeksioneve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, me shkallë të ulët testimi në shumë vende që kanë të dhëna të paplota.

Numri ditor i vdekjeve po vazhdon të bjerë në disa kombe, përfshirë Spanjën, por ekziston shqetësimi se lehtësimi i kufizimeve të bllokimit mund të çojë në një “valë të dytë” të infeksioneve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit