Më shumë se dy orë tmerr, Bebe Rexha përjeton eksperiencën e frikshme në avion

Më shumë se dy orë tmerr, Bebe…

Bebe Rexha ka përjetuar një situatë të frikshme ditën e sotme gjatë fluturimit me avion.

Ajo ka treguar se 50 minuta para zbritjes në pistë, piloti ka lajmëruar për një problem në kullën e trafikut ajror, duke e lënë pezull fluturimin e tyre. 

“Fluturimi ishte 50 minuta larg nga ulja në aeroportin JFK. Piloti dha lajmërimin se ka rrjedhje të ujit në kullën e trafikut ajror. Tashmë jemi në gjendje pritjeje për dy orë. Atyre iu desh të zhvendosin kontrollin e trafikut ajror në një lokacion tjetër. Ka vetëm një rrugë. Një fluturumi prej pesë orësh e gjysmë do të zgjasë 7 apo edhe 8 orë. Unë vetëm dua që të gjithë ne të zbresim të sigurt në tokë”, shkruan Bebe në një postim.

Më vonë ajo lajmëroi se avionit i ndërruan kahje duke e zhvendosur drejt Uashingtonit, por sërish pasagjerët nuk janë lënë të dalin nga avioni.

Si përfundim ajo ka treguar se avioni ka zbritur i sigurt, edhe pse dera e hyjes është thyer.

Bebe duket se e ka përjetuar keq gjithë këtë situatë, por në fund e rëndësishme është që të gjithë kanë zbritur në tokë të sigurt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit