“Më thanë që të paskësh marrë malli”, ish-deputeti replikon me Ramën dhe i tregon vendin ku u var prej këmbësh Musolini

“Më thanë që të paskësh marrë malli”,…

Ish-deputeti Gent Strazimiri replikoi me Edi Ramën, pasi, për të mbrojtur sistemin e listave të mbyllura krahasoi atë me një tjetër të listës jofituese, që është sot në parlament.

Duke e thirrur atë “Vini”, ish-deputeti Strazimiri i ka treguar kreut të qeverisë vendin ku do të takohen së bashku.

“Vini?! Më thonë që të paskësh marrë malli për mua!

Mos u mërzit se do të takohemi shpejt!!!!

Në “Piazzale Loreto” të pres siç të kam premtuar, ti veç mbaj këtë drejtim!!!

Sa më shpejt të ecësh, aq më shpejt me takon!”

“Piazzale Loreto” është një shesh në Milano, ku partizanët varen prej këmbësh kufomën e Benito Musolinit.

Mes Ramës dhe Strazimirit ka pasur përplasje të forta që në 2014-ën, kur Gent Strazimiri denoncoi në mënyrë të përsëritur se kryeministri kishte futur më parlament 19 deputetë me të shkuar kriminale.

/Panorama.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit