Me tharësen e flokëve si radar, i moshuari në Suedi bëhet makthi i shoferëve të këqij në lagje

Me tharësen e flokëve si radar, i…

Një i moshuar në Suedi ka gjetur një mënyrë shumë kreative për të ndaluar makinat që kalojnë me shpejtë si lagjen e tij.

Ulf Schwerin, 74 vjeç prej kohësh është shprehur se është i lodhur nga shoferët që ngasin me shpejtësi të madhe në rrugë.

Sipas tij, sinjalistika e vendit nuk është shumë efektive dhe nuk i tremb aspak shoferët të respektojnë kufirin prej 30 km/ orë.

Ai i kishte përcjellë disa raporte komunës dhe autoriteteve pa marrë përgjigje, ai vendosi që duhej të bënte diçka.

Për këtë arsye ai veshi një jelek të verdhë, një kapelë dielli, mori tharësen e flokëve të gruas së tij dhe doli në rrugë.

74-vjeçari filloi të shënjestronte çdo shofer që kalonte me tharëse flokësh duke e hequr për radar.

Për rreth një orë e gjysmë ajo frikësoi shoferët, të cilët e ngatërruan Ulfin me një polic trafiku.

Sipas tij, shumë kanë filluar të ngadalësojnë apo edhe të frenojnë, në mënyrë që të mos marrin një gjobë.

Me sa duket truku i tij ka funksionuar vërtet, sa disa te tjerë kanë kërkuar të bëjë të njëjtën gjë edhe në zonat e tyre të banimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit