Me thikë dhe dorezë grushti, 42-vjeçari lëviz me fenelinë policie në Tiranë

Me thikë dhe dorezë grushti, 42-vjeçari lëviz…

Një 42-vjeçar me banim në Gjermani ka përfunduar në prangat e efektivëve të komisariatit nr.3 në Tiranë gjatë kësaj të premteje.

Shtetasi me inicialet A. S., u konstuatua teksa ishte duke drejtuar një automjet i cili ishte i pajisur me një fenelinë të ngjashme me ato të policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, policia ka gjetur dhe sekuestruar një mjet prerës dhe një përforcues grushti.

Nuk është e qartë se si shtetasi në fjalë e kishte siguruar fenelinën e policisë, ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit