“Më thoshin se ngjaj me ata të Al Kaedës”, Egbo tregon jetesën në Shqipëri: U dukem si Obama, më kanë hedhur edhe banane

“Më thoshin se ngjaj me ata të…

Tirana u shpall kampione e Kategorisë Superiore për këtë sezon, dhe një meritë të madhe kishte edhe trajneri Emanuel Egbo.

Ai ka marrë edhe vëmendjen e mediave të mëdha botërore.

Në një intervistë të gjatë për BBC, ai ndalet dhe flet për situatën e futbollit në Shqipëri, dhe në veçanti për racizmin.

Egbo e pranon se këtu ka racizëm, madje tregon edhe raste konkrete nga jetesa e tij në Shqipëri.

Këtu ka njerëz që nuk duan që unë të fitoj prej ngjyrës time. Ka rracizëm. Një ndeshje më hodhën një banane drejt meje.

Edhe më pështynë. Zyrtarët e Federatës nuk bënë asgjë, sepse ishte ndeshje jashtë fushe, dhe të gjithë tifozë të bardhë.

Policia dhe sigurimi i stadiumit aty ishin, dhe nuk bënë asgjë. Kishin frikë nga tifozët vendas.

Mua më duhej vetëm ta pranoja si situatë, nuk bëja dot gjë.

Madje, njëherë, hipa edhe në autobus me një çantë shpine, dhe dy djem pas meje thanë se isha ndonjë i Al Qaedës.

Këtë sezon ishim 15 pikë mbrapa nga vendi i parë, por fituam 20 nga 23 ndeshje.

Nuk e besoni dot sa e vështirë ishte për ne. Bashkëatdhetarët e mi afrikanë, më thonë se unë nuk e kam idenë çfarë kam bërë për ta, duke fituar këtë kampionat.

Është njësoj si Obama kur fitoi vendin e Presidentit në Amerikë. Kështu e shohin dhe këtu.

Nëse shikon edhe Premier Ligën angleze, rrallë sheh trajnerë me ngjyrë. Duhet të shkosh te ligat e ulëta, të gjesh një trajner me ngjyrë.

Unë ndjej gëzim, por edhe trishtim njëkohësisht. Nuk na jepen mjaftueshëm mundësi. Thjesht duam të njëjtët mundësi si të tjerët” – u shpreh Egbo.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit