Me top tenisi në gojë, amerikania habit me pasionin për të jetuar si qen

Me top tenisi në gojë, amerikania habit…

Jenna Phillips quhet 21-vjeçarja nga Austin, Teksas, dhe ajo ka marrë vëmendjen e rrjetit teksa së fundmi është shprehur se gjithmonë është “ndierë” si një qenushe, e tashmë ka marrë famë duke shitur videoklipe, teksa vepron si qen.

Natyrisht që ajo bën dhe video të tjera, por vëmendjen më të madhe e ka marrë prej këtyre veprimeve. Ajo u shpreh se kishte filluar të filmonte veten duke bërë veprime qensh si ndjekja e një topi, rrotullimi në dysheme etje, sepse ajo gjithmonë e kishte ndier veten të tillë.

Në profilin e saj në rrjetin social “TikTok”, tashmë ajo numëron 120 mijë ndjekës, ndërsa merr edhe shuma të mëdha parash nga kërkesat specifike të klientëve të saj. Edhe pse ka punuar për dy vite në një klinikë optike, ajo tashmë ka vendosur të jetojë si “qenushe”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit