‘Me trashëgime çifti’, zbulohet makina që vëllezërit përdorën për të vrarë taksistin në Fushë-Prezë. E kishin marrë për ‘dasmë’

‘Me trashëgime çifti’, zbulohet makina që vëllezërit…

E rëndë ishte ngjarja në Fushë-Prezë, ku dy vëllezër vranë taksistin 71-vjeçar Abdulla Budlla, sepse ai i ngacmonte një të afërmen e tyre.

Sot është publikuar edhe automjeti që dy vëllezërit përdorën për të kryer krimin, raporton BalkanWeb.

Ata morrën një automjet tip Wolfsvagen me qira, me targa AA 171 DI, në biznesin e Greisian Çelës në aksin Fushë Kurjë-Vorë, një ditë para ngjarjes.

Ata ishin shprehur se makina u duhej për një dasmë.

Ndërkohë, në momentin e krimit targat ishin mbuluar me një letër dekorative ku shkruhej “me trashëgime çifti”.

Këqyrja e kamerave ka bërë të mundur edhe identifikimin e mjetit.

Pas kontrollit në biznesin e Greisian Çelës, aty u gjetën edhe armë zjarri e 60 gramë kokainë, që solli vënien në pranga edhe të tij.

Dje, dy vëllezërit Saimir e Arsil Shera pranuan para policisë se e kishin vrarë 71 vjeçarin Abdulla Budlla.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit