“Më trego që je shqiptar pa thënë që je shqiptar”, Dua Lipa ndez atmosferën, kërcen me gotë rakie në kokë

“Më trego që je shqiptar pa thënë…

Edhe pse është rritur larg atdheut, Dua Lipa duket tepër e lidhur me traditat shqiptare. Këngëtarja ka mbajtur të përditësuar ndjekësit e saj me pushimet në Shqipëri, ku shpesh ka ndarë foto e video. Së fundmi, Dua është shfaqur duke kërcyer nën ritmet e një kënge popullore shqiptare.

Ajo që vihet re, është se 25-vjeçarja kërcen mjaft bukur, madje dhe me një gotë rakie në kokë, tipike kjo për dasmat tradicionale shqiptare.

Dua qëndron në mes të pistës, ndërsa pranë saj, duke e shoqëruar qëndrojnë të afërmit.

Kujtojmë se prej disa ditësh këngëtarja ndodhet në Shqipëri, ku ka vizituar pikat më piktoreske. Ajo ka shërbyer dhe si një promovim mjaft i mirë për vendin, pasi ka reklamuar pamjet mahnitëse shqiptare për miliona ndjekësit e saj në “Instagram”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit