Me valixhe në duar dhe Range Roverin e parkuar në aeroport, Çiljeta ngec në Rinas pas pezullimit të fluturimeve (Foto)

Me valixhe në duar dhe Range Roverin…

Mes qytetarëve të bllokuar në aeroportin e Rinasit, për shkak të pezullimit të fluturimeve, është edhe këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga.

Fotoreporteri i Ora News ka fiksuar momentin kur Xhilaga dhe djali i saj presin në ambjentet e jashtme të aeroportit.

Por këngëtarja nuk është e vetmja pasi qindra pasagjerë janë duke pritur në Rinas në pritje të një njoftimi të dytëp lidhur me rinisjen e fluturimeve.

Prej ditës së djeshme, për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror, nga aeroporti i vetëm ndërkombëtar i vendit, nuk është ulur e nuk është ngritur asnjë avion.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit